Tortë me grizë

Përbërësit:

3 vezë, 200gr sheqer, 250gr grizë, 100gr miell, 200ml qumësht, 200ml vaj,150gr molla të grira në rende, 250gr arra të coptuara, një sheqer vanile, një pluhur për pjekurina,një lugë çaji kanellë.

Përbërësit për sherbetin:

150gr sheqer, 200ml qumësht, nevojiten edhe 300gr shllag dhe 300ml ujë të gazuar.

Përgatitja:

Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 3 vezë, pastaj tek vezët shtojmë 200gr sheqer dhe i tundim këta përbërës për pak minuta me tel kuzhine ose mikser. Më pas tek masa shtojmë 100gr miell, 200ml qumësht, 200ml vaj dhe pëersëri e përziejmë masën me tel kuzhine deri sa të bashkohen të gjithë përbërësit. Pasi e kemi përzier masën mirë me tel kuzhine, shtojmë më pas tek masa 150gr molla të grira në rende të cilat paraprakisht i kemi pastuar dhe qëruar me thikë.

E përziejmë masën mirë me tel kuzhine prap dhe më pas shtojmë 250gr arra të coptuara, një sheqer vanilje, një pluhur për pjekje (pecivë), një lugë çaji kanellë pasi kanella u jep ëmbëlsirave një shije të mrekullueshme. I përziejmë të gjithë këta përbërës me tel kuzhine ose me mikser deri sa të fitojmë një masë homogjene, më pas brumin e hedhim në tepsi të lyer me vaj ose margarinë duke e shtrirë mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsis dhe më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 30 minuta.

Derisa të piqet ëmbëlsira përgatisim sherbetin. Ziejmë qumështin me sheqer 2 minuta dhe ia hedhim ashtu të nxehtë ëmbëlsirës së nxehtë. Kur të ftohet ëmbëlsira ia hedhim përmbi shllagun e përgatitur me ujë të gazuar. Në fund e dekorojmë me thelpinjë arre. Ju bëftë mirë!