Tortë snickers

Përbërësit për petën: 3 vezë, 1 gotë të çajt sheqer, 1 sheqer vanile, 1 gotë të çajt qumësht, 1 gotë të çajt vaj, 12 lugë gjelle miell, 3 lugë gjelle kakao, 1 lugë gjelle pecivë.

Për karamelin: 2 gota sheqer, 60gr gjalpë (margarinë), 200ml ajkë të ëmbël, kikirika.

Për fillin: 250ml qumësht, 1 puding vanile, 2 lugë gjelle sheqer, 100gr gjalpë kikiriku.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë të gjithë përbërësit që i kemi cekur më lartë për përgatitjen e petës. I përziejmë mirë të gjitha dhe pasi masa të jetë gati e pjekim në tepsi katrore (duke ia dhënë formë si të çokollatës), pasi të pjeket sapo të ftohet peta e ndajmë në dy pjesë.

Përgatisim karamelin duke shtuar në një tigan 2 gota sheqer dhe e vendosim në temperaturë të ulët që të shkrihet. Pasi të shkrihet sheqeri ia shtojmë 60gr gjalpë në temperaturë ambienti, 200ml ajkë të ëmbël të vakët i përziejmë mirë dhe pasi e largojmë nga zjarri shtojmë kikirikat.

E vendsim njërën petë në tepsi dhe e lyejm me karamel, më pas përgatisim fillin vendosim 250ml qumësht të vlojnë ndërsa në një enë e tretim pudingun e vaniles me pak qumësht dhe 2 lugë gjelle sheqer. E ziejmë pudingun dhe pasi të jetë gati e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë 100gr gjalpë kikiriku.

E vendosim fillin mbi karamel dhe ia hedhim petë tjetër sipër, më pas shkrijmë 200gr çokollatë kuzhine me pak vaj dhe e lyejmë tortën sipër dhe anash. Për dekorim sipër mund ti hidhni copa të çokollatës snickers dhe anash copa kikiriku, receta u mor nga maniakë të kuzhinës. Ju bëftë mirë!