Përbërësit: 10 vezë, 200gr sheqer (1gotë uji ), 14 lugë gjelle miell, biskota petit beurre.
Për fillin: 1 litër qumësht, 1 kakao (100gr), 4 lugë gjelle nisheste, 1 filxhan të kafes sheqer, arra për dekorim.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 10 vezë, 200gr sheqer (1 gotë të ujit) dhe i përziejmë me tel kuzhine për 30 minuta. Më pas tek masa shtojmë 14 lugë gjelle miell dhe e përziejmë masën përsëri mirë me tel kuzhine ose mikser deri sa të fitojmë një masë homogjene.
Më pas masën e shtojmë në tepsi katrore me 38cm, nga kjo ëmbëlsirë dalin 30 copë kulaçe. Më pas masën e shtrijmë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta (furra duhet të jetë e ngrohur më parë).
Pasi ëmbëlsirë të piqet e lëmë për pak të ftohet më pas e largojmë nga tepsja dhe e ndajmë në dy pjesë të barabarta. Në ndërkohë përgatisim fillin me përbërësit që i kemi cekur më lartë duke i shtuar një nga një në një enë kuzhine (tenxhere) dhe e ziejmë mirë deri sa të trashet për disa minuta.
Pasi filli të jetë gati e marrim njërën petë të ëmbëlsirës dhe e vendosim përsëri në tepsin që e kemi pjekur më parë ose e vendosim në një karton për ëmbëlsira, më pas sipër petës shtojmë pak nga filli, një rend keksa petit beurre dhe përsëri shtojmë pak nga filli sipër keksave.
Më pas shtojmë petën tjetër të ëmbëlsirës, e lyejmë përsëri pak me fill më pas shtojmë dhe një rend keksa petit beurre dhe krejt në fund shtojmë të gjithë masën që na ka mbetur nga filli duke e shtrirë mirë me lugë. Sipër ëmbëlsirës shtojmë arra për dekorim, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Visare.
Ju bëftë mirë!