Tranguj turshi – të shijshëm dhe të shpejtë

Koha e turshive tashmë veçse ka ardhur. Dhe për t’ju ndihmuar se si t’i përgatitni ato, ne në pergatit do të vazhdojmë t’ju tregojmë receta të ndryshme të turshive. Më poshtë e gjeni një mënyrë të lehtë dhe të shpejtë të përgatitjes së trangujve turshi. Shpresojmë se do t’ju pëlqejë…

Për të mbushur dy kavanoza mesatar si në foto, nevojiten: 3 tranguj (kastraveca të mëdhenj), 1-2 thelpinj hudhër (të imtësuar), pak majdanoz, 1 lugë e mesme kripë (për një kavanoz), 1 lugë e madhe uthull sallate (uthull e bardhë permiesh), pak limon, ujë të vluar.

Përgatitja: I presim trangujt në rrathë. U hedhim hudhër, majdanoz, kripë, uthull. Pasi të jetë mbushur kavanozi, ujin e nxehtë ua hidhni sipër, derisa të mbulohen përbërësit. Sipër ua hidhni disa pika limon (jo shumë).

I mbyllni mirë dhe i lini një apo dy ditë në kuzhinë, pastaj i futni në frigofer. Vijnë shumë shpejtë. Ju bëfshin mirë! /pergatit.com

Receta u rekomandua nga Adlie Morina.

tranguj turshi