Deti sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si: Alergjitë respiratore, sinusin, astmën, rikuperimin nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, problemet e shkaktuara nga pirja e duhanit dhe ndikimet nga agjentë kimikë.
Përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si: Zhvendosjet, shtrembërimet, thyerjet, artrozën, dhimbjet, osteoporozën, Spondilozën, sëmundjet reumatike.
Deti zvogëlon alergjitë e lëkurës si: Psoriasis, ekzemën, pezmatimin e lëkurës dhe puçrrat në fytyrë.
Falë detit, përmirësohen sëmundjet e anemisë, sëmundjet gjinekologjike, hipotiroidizmi dhe limfatizmi. Vlen të theksohet se, deti gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.
Falë ujit të detit lirohet trakti respirator. Për këtë arsye, mjeku ua këshillon këtë atyre që vuajnë nga forma astmatike. Për fëmijët që kanë infeksion të bajameve dhe sëmuren shpesh. Është mirë të bësh shëtitje të gjata buzë ujit. Ajri i detit përmban një sasi të kripërave minerale të tilla si natrium, magnez, klor, jod, kalcium, kalium, bromin dhe silic.
Përfitojnë mushkëritë dhe përmirëson frymëmarrjen. Përmirëson metabolizmin dhe forcon sistemin imun. Zvogëlohet ruajtja e ujit. Uji i detit përmban një përqendrim të kripërave minerale. Lëngjet e tepërta eliminohen përmes lëkurës, urinës dhe osmozës. Kjo bën që këmbët të duken në mënyrë të shkëlqyer.
Eliminoni kilet e tepërta. Në periudhën e plazhit, trupi duket i thatë dhe, edhe pse hani më shumë, humbni peshë. Kjo ndodh sepse metabolizmi funksionon mirë.– Përmirësohet sistemi i qarkullimit të gjakut. Presionii ujit në trup, temperatura dhe lëvizja e ujit, bëjnë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.– Përmirëson tonifikimin e muskujve.
Noti është një ilaç për të gjithë trupin. Relakson muskujt tuaj, duke hequr stresin. Shpërndan kontraktimet e grumbulluara. Përmirëson lëvizjen në nyjet e bllokuara.