Limonada e freskët të kënaq në ditët e nxehta vere si asgjë tjetër. Kjo pije freskuese e verës ka erë të mrekullueshme dhe shije të përsosur! Sot, kemi vendosur t’ju tregojmë një sekret se si ta bëni një limonadë më të shijshme sesa ato që i pini në kafene apo restorante.
Sekreti qëndron tek portokalli dhe dy limonët. Për më tepër, këta përbërës ju dhurojnë saktësisht 3 litra limonadë. Mund ta konsumoni aq sa të dëshironi dhe kur të dëshironi.
Përbërësit:
- 1 portokall
- 2 limonë
- 1 filxhan sheqer
- 3 litra ujë
Si ta përgatitni?
Lani portokallin dhe limonët mirë. Prisni në kube të vogla. Hiqni farat brenda. Vendosni në qese frizi dhe futni në friz për t’u ngrirë.
![](https://www.pergatit.com/wp-content/uploads/2021/07/1-1.jpg)
Më pas hiqni nga frizi, lërini në temperaturë dhome dhe vendosni në bluarës.
![](https://www.pergatit.com/wp-content/uploads/2021/07/2-1.jpg)
Hidhni sheqerin.
![](https://www.pergatit.com/wp-content/uploads/2021/07/3-1.jpg)
Dhe më pas bluani mirë me bluarësin elektrik.
![](https://www.pergatit.com/wp-content/uploads/2021/07/4-1.jpg)
Merreni përzierjen e fituar që duket si pure dhe vendosni me një enë, shtojani ujin dhe përzieni mirë. Lëreni ashtu për 10 minuta.
![](https://www.pergatit.com/wp-content/uploads/2021/07/5-1.jpg)
Kullojeni mirë lëngun, duke e transferuar gradualisht gjithë përzierjen në shishe xhami.
![](https://www.pergatit.com/wp-content/uploads/2021/07/6-1.jpg)
![](https://www.pergatit.com/wp-content/uploads/2021/07/1limon1portakal-one-cikan-1024x682.jpg)
Limonada juaj është gati! Shërbejeni të ftohtë! Ju bëftë mirë! /Pergatit.com