Tzaziki, i njohur ndryshe edhe si sosi i famshëm grek me jogurt dhe tranguj, është sosi më i pëlqyer veror edhe tek shqiptarët.
Tzaziki përgatitet me jogurt, tranguj të shtrydhur, vaj ulliri, bimë të freskëta si për shembull ment ose majdanoz, hudhër, lëng limoni dhe kripë.
Vitin e kaluar udhëtuam për në Ksamil, Shqipëri dhe porositëm Tzaziki çdo ditë në hotelin që qëndruam. U kënaqëm me tzaziki, duke e ngrënë me çdo ushqim, madje edhe për mëngjes.
Përbërësit për 5 persona:
- Një trangull mesatar
- 1 jogurt e gjysmë grek
- 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
- Një lugë gjelle majdanoz i grimcuar
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1 hudhër mesatare, e grirë imët
- ½ lugë çaji kripë
Përgatitja:
Grijeni trangullin në rende dhe shtrydhjani lëngun për t’ia hequr lagështin e tepërt. Trangullin e hidhni në një enë. Shtojeni jogurtin, vajin, majdanozin, lëngun e limonit, hudhrën dhe kripën dhe përzieni mirë së bashku.
Lëreni përzierjen të pushojë për 5 minuta në mënyrë që të marrë shijen e veçantë. Provojeni dhe shtoni kripë nëse është e nevojshme. Shërbejeni tzazikin menjëherë ose lëreni në frigorifer për ta ngrënë më vonë. Tzazikin mund ta ruani në frigorifer deri në 4 ditë. Ju bëftë mirë! /Pergatit.com
Shënim: Nëse dëshironi të bëni më shumë sos, dyfishoni përbërësit.