5 shenjat e gurëve në veshka që duhet t’i dini

Njerëzimi është i njohur me problemin e gurëve në veshka që nga viti 600 para Krishtit. Për më tepër, burrat janë më të rrezikuar nga formimi i gurëve, sesa gratë. Simptomat e kësaj sëmundjeje mund të jenë të heshtura, por nëse gurët lëvizin shenjat do të jenë të rënda dhe me dhimbje.

Kështu që, është e rëndësishme që të jeni në gjendje t’i dalloni menjëherë shenjat dhe të kontrolloheni tek një mjek. Ne në pergatit.com kemi krijuar për ju një listë me simptoma që tregojnë se keni gurë në veshka. Ne ju këshillojmë t’i shikoni me kujdes ato dhe, nëse është e rëndësishme, të ndërmerrni menjëherë diçka për ta zgjidhur problemin.

Dhimbje e rëndë

Mund të ndjeni dhimbje ekstreme në stomak, shpinë dhe ijë. Kjo ndodh kur guri lëvizë dhe ngec në ureterin e ngushtë që krijon presion në veshka. Kur guri lëvizë, dhimbja mund të shkojë nga shpina në ije.

Ndryshimet në urinë

Ka disa ndryshime të mundshme në urinë për shkak të gurëve në veshka.

  • Një nxitje e vazhdueshme dhe e shpeshtë për të urinuar ndodh kur guri fillon të lëvizë dhe arrin në fshikëz. Kjo mund të shkaktojë dhimbje dhe ndjesi djegieje gjatë urinimit.
  • Sasia e urinës mund të ulet, e cila shoqërohet me gurë të cilët kanë ngecur në uretër. Kjo mund të ndalojë edhe rrjedhën e plotë të urinës.
  • Gjaku mund të shfaqet në urinë për shkak të pranisë së gurëve në traktin urinar. Një erë e keqe në të tregon se keni infeksion në veshka, gjë që mund të shkaktojë urinë të turbullt.

Të dridhura dhe ethe

Të kesh temperaturë të lartë mund të nënkuptojë se keni infeksion në traktin urinar ose në veshka. Kjo mund të shkaktojë komplikime me sëmundjen e gurëve në veshka.

Të vjella

Të përzierat zakonisht përcillen nga të vjellat. Kjo për shkak të faktit se veshkat dhe trakti gastrointestinal ndajnë një lidhje nervash. Këto simptoma mund të rezultojnë gjithashtu edhe në dhimbje të mëdha, transmeton pergatit.com.

Të ndjeheni të dobët dhe të lodhur

Funksioni i veshkave rritet nëse keni gurë. Për shkak të kësaj, akumulimi i toksinave bëhet në trup. Ato mund të ndikojnë mënyrën se si ndiheni. Mund të ndiheni më të lodhur se zakonisht dhe të përjetoni dhimbje të rëndë, që mund t’ju bëjë më të dobët.

Bonus: Rrezikoheni nga gurët në veshka nëse…

  • Nuk pini mjaft ujë
  • Dikush në familje ka gurë në veshka
  • Hani shumë sheqer, sodium dhe proteinë
  • Merrni vitaminë D dhe suplemente të kalciumit
  • Jeni me mbipeshë