Përbërësit: 10 lugë miell, 10 të verdha të vezës, 10 lugë sheqer, një pecivë, 3 lugë kakao.
Përgatitja: I përziejmë të gjithë përbërësit me mikser dhe i hedhim në tepsi dhe më pas e fusim në furrë për t’u pjekur. Pasi të piqet, e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet.
Në një enë tjetër, i hedhim të bardhat e vezës që kanë mbetur nga ndarja me 5 lugë sheqer dhe i përziejmë me mikser deri të fitohet një masë homogjene, pastaj e vendosim edhe këtë në tepsi. Në fund e marrim pak margarinë dhe e shkrijmë bashkë me të edhe çokollatën, 2 çokollata për gatim si shtresë për tortën përmbi.
Ju bëftë mirë!