Përbërësit: 300gr biskota të bluara, 120gr margarinë, 100gr çokollatë, 50gr sheqer pluhur, 50gr arra të grimcuara.
Për kremin: 200gr margarinë, 250gr pure gështenjash, 50gr sheqer pluhur, 300ml ajkë e ëmbël (hopla për ëmbëlsira), plus 200ml ajkë e ëmbël.
Udhëzimet: Zbusim margarinën në temperaturë ambienti. Çokollatën e shkrijmë mbi avull. Në një enë më të thellë vendosim biskotat e bluara, shtojmë margarinën e shkrirë, çokollatën e shkrirë, arrat e grira.
Të gjitha këto i përziejmë mirë dhe në fund e shtrijmë në një kallëp të lyer lehtë me vaj. Rrafshojmë mirë me dorë. Per kremin e tundim margarinën e zbutur me sheqerin pluhur derisa të bëhet një masë kremoze, shtojmë puren e gështenjave dhe në fund ajkën e tundur veçmas .
Të gjitha këto i përziejmë mirë dhe këtë krem e vendosim mbi shtresën me biskota të bluara. Sipër krejt shtojmë edhe 200ml ajkë të ëmbël të tundur. E dekorojmë sipas deshirës.
Ju bëftë mirë!