Ëmbëlsirë me biskota oreo

Përbërësit: 5 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë vaj, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 1 sheqer vanile, 1 filxhan qumësht,
200gr keksa oreo, 2 lugë kakao, 3 lugë miell.

Për fillin: 700ml qumësht, 7 lugë gjelle miell, 2-3 lugë sheqer, 4 të verdhat e vezës, 1 sheqer vanile, 2 çokollata kuzhine.

Përgatitja: Së pari marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët, sheqerin dhe sheqer vanilen, i tundim mirë me tel kuzhine deri sa të bëhet një shkumë e fortë.

Më pas ia shtojmë qumështin, vajin, miellin, pecivën dhe kakaon i përziejmë përsëri me tel kuzhine dhe më pas keksat oreo i bluajmë në blender dhe ia shtojmë masës së brumit.

Marrim tepsin e lyejm me vaj dhe miell, më pas masën e derdhim në tepsi dhe e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 250 gradë C për 10 minuta. Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet për 20 minuta.

Pastaj përgatisim fillin me përbërësit e cekur më lartë sikurse pudingu, në fund i shtohet çokollata përzihet mirë dhe ia hedhim tortës sipër.

Sipër mund ta dekoroni me kokos sipas dëshirës. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Ilirjana.

Ju bëftë mirë!