Përbërësit: 1 margarinë, 1 kakao ( 3/4 e pakos), 600ml qumësht, 2 çokollata të kuzhinës, (200gramshe), 200gr sheqer, 1kg biskota Pettit Beure, 1kg banana, 200gr arra të pabluara.
Përgatitja: Margarina, qumështi, një çokollatë, sheqeri dhe 3/4 e kakaos (më shumë se gjysma) vendosen në një enë bashkë dhe vlohen në temperaturë mesatare. Në një enë të thellë vendosen biskotat dhe arrat të cilat thehen në dy tre vende ndërsa bananet coptohen.
Përbërësit e vluar më parë në enë hidhen sipër enës së thellë duke i përzier derisa të përzihet masa e cila duhet të jetë mesatarisht e butë. Masa e përzier vendoset në një tepsi mesatare ku sipër i hidhet tjetra çokollatë të cilën e shkrijmë me pak vaj dhe qumësht. Mund ta dekoroni sipër sipas dëshirës, mundeni edhe vetëm me arra. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Shkëndija. Ju bëftë mirë!