Përbërësit për 5 peta: 2 vezë mesatare, gjysmë gote vaj (gotë e ujit), gjysmë gote sheqer, gjysmë gote qumësht, 1 pecivë ( pluhur për pjekje), 1 sheqer vanile, pak kripë dhe miell.
Përgatitja: Vezët dhe sheqerin I rrahim pak me tel kuzhine, pastaj shtojmë dhe përbërësit e tjerë kripën, vajin, qumështin, pecivën, miellin deri të trashet dhe të bëhet një brum i butë. E ngjeshim mirë me duar dhe ndajmë 5 kuleqë të cilët i lëmë pak të pushojnë. Pastaj i hollojmë dhe i pjekim një nga një.
Filli ose çokollata më shumë se gjysmën, kakao, sheqer, një lugë miell dhe gjysëm litër qumësht. E ziejmë fillin tërë kohën duke e përzier me tel kuzhine dhe nga fundi mund tia shtoni gjysëm çokollate. Më pas largohet nga zjarri dhe i lyejm petat një nga një me fill, sipër mund ta dekoroni me arra ose kokos sipas dëshirës ose çfarë të dëshironi. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Valdete. Ju bëftë mirë!