Trileçe

Përbërësit: 10 vezë, 10 lugë sheqer, 10 lugë miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 1L qumësht, 500ml ajkë e ëmbël (hoplla për ëmbëlsira), 300gr krem karamel.

Përgatitja: I përziejmë të bardhat e vezës me sheqerin derisa të bëhet shkumë e fortë. Më pas shtojmë të verdhat një nga një duke i përzierë vazhdimisht. Në fund shtojmë miellin e përzierë me pluhurin për pjekje dhe e përziejmë me lugë derisa të mos mbeten kokërrza nga mielli.

Masën e qesim në kallep me 35×40 dhe e pjekim në 200 gradë C për 15 minuta pastaj ulim pak temperaturën në 180 gradë C dhe për 10 minuta. Pjekjen e vërtetojmë me rremojcë. Pas pjekjes dhe ftohjes i shtojmë qumështin e përzierë me ajkën e ëmbël (ajka ashtu siç është ). Pastaj krem karamelin e ngrohim pak sa të zbutet dhe e lyejmë ëmbëlsirën sipër.

Ju bëftë mirë!