Farat e zeza që përmenden në Kuran shërojnë këto probleme shëndetësore

Përfitimet shëndetsore nga fara e zezë për disa lloje të sëmundjeve

Farat e bimëve që lulëzojnë një herë në vitë, Nigella Sativa, janë çmuar për vetitë e tyre shëruese nga kohrat e lashta.Të dhënat më të hershme të kultivimit dhe përdorimit të saj vijnë nga Egjipti i lashtë.

Vaj i farave të zeza në fakt u gjet në varrin e Faraonit egjiptian Tutankhamun, që daton rreth 3300 vjet më parë. Në kulturën arabe, fara e zezë është e njohur si“Habbatulbarakah”, që do të thotë “fara e bekimit.” Besohet gjithashtu se profeti islamik Mohammed ka thënë se ajo është “një ilaç për të gjitha sëmundjet përveç vdekjes.”

Shumë prej përfitimeve atribuar tradicionalisht farës së zezë në rolin e shëndetit janë konfirmuar plotësisht në literaturë bio mjekësore. Më poshtë gjeni disa prej përfitimeve shëndetsore nga fara e zezë për disa lloje të sëmundjeve dhe përdorimi i farës së zezë si ilaç, siç janë:

Tipi i 2 i Diabetit: Dy gram farë e zezë në ditë kanë rezultuar në uljen eglukozës duke ulur rrezistencën e insulinës dhe është rritur funksioni beta-qelizor.

Infeksioni Helicobakter Pylori: Fara e zezë posedon klinikisht efekte të dobishme anti H. Pylori, të krahasueshme me terapi tre fishë çrrënjosjese.

Tensioni lartë: Përdorimi i përditshëm i 100 dhe 200 mg ekstrakt i farës së zezë dy herë në ditë, për 2 muaj u gjet që të ketë një efekt në uljen e tensionit.

Astma: Një studim gjeti se ekstrakte të ziera me ujë të farës së zezë të ketë efektë relativisht të fuqishëm anti-astmatik.

Mbron kundër dëmtimit nga sulmi në zemër
: Një ekstrakt thymoquinone nga fara e zezë ka një efekt mbrojtës kundër dëmtimit të lidhur me sulmin në zemër.

Ndalon dëmtimin e veshkave te personat me diabet: Një ekstrakt thymoquinone nga fara e zezë pengon rritjen e tumorit, gjithashtu parandalon rritjen e kancerit të gjirit.

Gjithashtu ndihmon në eliminimin e qelizave agresive të kancerit të trurit, eliminon qelizat e leukemisë, parandalon rritjen e kancerit në mëlçi dhe përdoret si antioksidant. /pergatit.com