Krelanë me djathë në tepsi të Muffinsave

Përbërësit: 2 vezë, gjysmë gote uji vaj (100 ml), një gotë jogurt (200 ml), një lugë e vogël çaji kripë, 1/2 pluhur për pjekje (pecivë), 2 gota uji miell misri, 300 gr djathë të copëtuar.


Përgatitja: 
Së pari tepsia me formë lyhet me gjalpë të ftohtë dhe mandej merret një enë e thellë në të cilën hidhen të gjithë përbërësit me radhë duke i përzier me tel kuzhine dhe në fund i hidhet djathi i grimcuar dhe përzihet që të formohet një masë homogjene.

Pastaj me një lugë të madhe mbushen kallëpet në tepsi, të gjitha me radhë dhe mandej futen në furrë të nxehur më parë në temp.200 gr.celsius për 15 min. Bëhen shumë të buta dhe me shije. Ju bëfshin mirë! /pergatit.com

Receta për pergatit.com u rekomandua nga Nadire Hoxha.

1 2 3 4 5 6