Përbërësit: 300ml qumësht të ngrohtë, 22gr tharm buke, 200ml ujë të ngrohtë, 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle kripë, 800gr miell gruri, 2 lugë gjelle gjizë, 80ml vaj, 250gr gjalpë, 400gr gjizë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, më pas shtojmë 300ml qumësht të ngrohtë, 22gr tharm buke dhe i përziejmë me tel kuzhine. Pastaj shtojmë 1 lugë gjelle sheqer e përzijemë përsëri pak masën, më pas shtojmë 200ml ujë të ngrohtë.
E përziejmë përsëri pak masën me tel kuzhine, më pas shtojmë pak nga mielli (800gr miell gruri), një lugë gjelle kripë, 80ml vaj, 2 lugë gjelle gjizë dhe e përzijemë masën deri sa të formojmë një brumë të butë duke i shtuar dhe masën tjetër të mbetur të miellit.
Brumin e ngjeshim mirë me duar, sipër i hedhim pak vaj dhe e lyejm duke e rrotullar nga të gjitha anët, ashtu si në video. E lëmë brumin të qëndroj për pak, më pas e hedhim në tavolinë të përmiellur, e hollojmë me holluese duke e spërkatur sipër me miell që të mos ngjis duke e shtrirë mirë deri sa të formojmë një petë të madhe.
Pasi e kemi shtrirë petën, grijmë 250gr gjalpë në rende dhe e shtojmë nga njëra anë e petës ndërsa anën tjetër të petës e palojmë sipër gjaplit ashtu si në video. Hedhim përsëri gjalpë sipër petës dhe përsëri e palosim në të njejtën mënyrë.
Më pas e presim petën pak anash në mes, me anë të një thike më pas e hollojmë përsëri me holluese, i hedhim sipër miell që të mos ngjis. Vazhdojmë proceduren si në video duke e holluar petën përsëri dhe duke shtuar më pas 400gr gjizë, përsëri duke e palur dhe në fund e presim në forma katrore me anë të një thike.
Më pas pogaçet i vendosim në tepsi të lyer, sipër i lyejmë me vezë dhe i spërkasim me susam. I fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C për 20 minuta. Ju bëfshin mirë!