Trileçe origjinale që shkrihet në gojë

Përbërësit: 5 vezë, 6 lugë gjelle sheqer, një pako sheqer vanilje, 6 lugë gjelle miell, një pako pluhur për pjekje (pecivë), 200ml qumësht, 150ml krem hoplla, 800ml qumësht të tjerë, 300gr krem karamele.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë 5 vezë, 6 lugë gjelle sheqer dhe i përzjemë deri sa të dyfishohen përbërësit. Më pas shtojmë një pako sheqer vanilje, e përziejmë masën me mikser shtojmë 8 lugë gjelle miell, një pako pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën me lugë ngadalë.

Më pas brumin e hedhim në tepsi të lyer me letër kuzhine, e pjekim në 180 gradë C për 20 minuta. Deri sa ëmbëlsira të piqet, marrim një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë 200ml qumësht, 150ml krem hoplla dhe i përziejmë me tel kuzhine.

Pasi është pjekur ëmbëlsira, e lëmë të ftohet për 5 minuta më pas e largojmë nga tepsia dhe ia largojmë letrën e kuzhinës. Pastaj me anë të një shkopi (rrëmojë) bëjmë disa vrima sipër ëmbëlsirës, më pas marrim tepsinë dhe në të shtojmë 200ml qumësht të përzier me kremin hoplla, më pas në tepsi e vendosim ëmbëlsirën.

Pasi e kemi vënë ëmbëlsirën në tepsin të cilën e kemi mbushur me qumështin e përzier me kremin hoplla, ia bëjmë edhe ca vrima sipër me rrëmojë që ta pijë më mirë qumështin me kremin hoplla. Më pas sipër ëmbëlsirës shtojmë edhe 800ml qumësht të tjerë, pastaj e lyejmë me 300gr krem karamele sipër.

Në fund tundim pak nga kremi hoplla që na ka mbetur dhe e dekorojmë ëmbëlsirën sipër ashtu si në video.

Ju bëftë mirë!