Përbërësit: 300gr gjize, 1 vezë, 1 lugë të mesme kripë, pluhur për pjekje (pecivë), 300gr miell, vaj për fërgim.
Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë 300gr gjizë, 1 vezë, pluhurin për pjekje dhe i përziejmë mirë me anë të një luge. Më pas shtojmë 300gr miell ngadalë duke e përzier deri sa të formojmë një brumë të butë.
Më pas brumi e hedhim në tavolinë të përmiellur, e ngjeshim me duar dhe e ndajmë të tre kulaçe të barabarta. Secilën kulaçe e shtrijmë dhe e hollojmë ashtu si në video, më pas e ndajmë në copëza me anë të një thike.
Pastaj marrim një tigan dhe shtojmë vaj për fërgim, marrim nga copëzat e formuar (piroshkat) dhe i fusim në vaj për fërgim deri sa të fitojnë një ngjyrë të artë. Më pas i lëmë të ftohen për pak dhe janë të gatshme për tu shërbyer.
Ju bëfshin mirë!