Ëmbëlsirë pa miell

Përbërësit: 3 vezë, gjysmë gote të ujit sheqer, gjysmë gote të ujit vaj, 1 gotë të ujit thermi buke, 1 pluhur për pjekje, 1 gotë të ujit kokos, 1 gotë të ujit arra të bluara.

Për sherbetin: 1.5 gotë të ujit sheqer, 2 gota të ujit ujë, 1 sheqer vanilje. Për fillin: 1 litër qumësht, 1 sheqer vanilje, 1 gotë të ujit nisheste, 2 pako shllag krem.

Përgatitja: Fillimisht përgatisim sherbetin, në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 1.5 gotë të ujit sheqer, 2 gota të ujit ujë e përziejmë me lugë dhe e ziejmë vetëm për 5 minuta deri sa të filloj të vloj sherbetin, më pas tek sherbetin hedhim një sheqer vanilje e përziejmë dhe e lëmë të ftohet.

Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 3 vezë, gjysmë gote të ujit sheqer dhe i përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene. Më pas tek masa shtojmë gjysmë gote të ujit vaj, 1 gotë të ujit thermi buke, 1 pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën për pak me lugë.

Pastaj tek masa shtojmë 1 gotë të ujit kokos, 1 gotë të ujit arra të bluara dhe e përziejmë masën përsëri mirë me lugë. Më pas këtë masën e hedhim në tepsi katrore të lyer me vaj duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë, pastaj e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 160 gradë C për 30 minuta dhe pasi piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë që të ftohet.

Derisa të piqet ëmbëlsira përgatisim fillin, në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 1 litër qumësht, 1 sheqer vanilje, 1 gotë të ujit nisheste dhe e përziejmë mirë në temperaturë mesatare derisa të fitojmë një krem të trash. Pasi të zihen në të shtojmë 2 pako shllag krem (80gr) dhe e përziejmë për pak minuta me mikser.

Më pas ëmbëlsirës së ftohtë ia hedhim sipër sherbetin e ftohtë, ndërsa sipër e lyejmë me kremin e përgatitur. Sipër e dekorojmë me kokos dhe copëza të vogla çokollate. Ju bëftë mirë!