Përbërësit për petën: 2 vezë, 300gr sheqer, 200gr qumësht, 100gr vaj, 1 filxhan nesskafe, 70gr kakao, 1 pluhur për pjekje, 1 lugë e vogël sodë bikarbone, 200gr miell.
Për kremin: 400ml qumësht, 8 lugë niseshte, 1 pako sheqer vanilje, 200gr margarine, 200gr sheqer pluhur. Për lyerje: 200ml hoplla, 200gr çokollatë për gatim, 1 pako krem shllag.
Përgatitja: Fillimisht përgatisim kremi, në një enë kuzhine shtojmë 400ml qumësht, 8 lugë niseshte, 1 pako sheqer vanilje dhe e përziejmë masën mirë në temperaturë mesatare deri sa të bëhet një krem i trash, më pas e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet plotësisht.
Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 200gr margarinë, 200gr sheqer pluhur i përziejmë mirë me mikser dhe më pas i shtojmë tek pudingu i ftohur dhe i përziejmë përsëri bashk. Më pas përgatisim brumin për petë, në një enë kuzhine shtojmë të gjithë përbërësit e cekur më lartë dhe i përzijemë mirë me mikser.
Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 20 minuta. Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet për pak minuta më pas e ndajmë petë në dy pjesë të barabarta.
Pastaj shtojmë petën e parë në tepsi dhe e lyejmë me kremin e përgatitur dhe sipër kremit vendosim petën tjetër. Më pas 200ml hopla i përziejmë me mikser dhe shtojmë 200gr çokollatë për gatim të cilen e kemi shkrirë më parë, e lyejmë sipër ëmbëlsirë me këtë masë dhe krejt në fund e dekorojmë me krem shllag. Receta u mor nga maniak të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Suzana. Ju bëftë mirë!