Përbërësit: 1/2kg biskota, një lugë supe neskafe, 2dcl ujë, një lugë supe sheqer, 1/2 litër ajkë të ëmbël (hopla), 2 vezë, 2 lugë supe sheqer, një rend çokollatë.
Përgatitja: Tunden vezët me 2 lugë sheqer, veçantë tundet ajka në marengë të dendur. Të dy masat bashkohen, përzihen mirë dhe fillon radhitja. Në 2dcl ujë të vluar me sheqer, hidhet një lugë supe neskafe kurse në një enë katrore radhiten 12 biskota të ulura në kafe të ngrohtë, dhe mbi hidhet një pjesë e kremit të përgatitur.
Prapë radhiten biskotat e ulura në kafe, e mbi biskota kremi dhe kështu me radhë gjersa të harxhohen përbërësit, por sipër duhet të jetë kremi. Kremi mbulohet me çokollatë të kaluar në rende. Ëmbëlsira ftohet mirë, pastaj pritet në katrorë me thikë të lagur në ujë të valë.
Ju bëftë mirë!
Receta është marrë nga recetat e Cekës.