Tortë e lehtë me nutellë

Përbërësit: 3 filxhana kos (filxhanë 200ml), 2 filxhana sheqer, një filxhanë vaj, një filxhanë kokos, 2 filxhana miell, 3 lugë kakao, 2 lugë të vogla sodë bikarbonë, 500ml ajkë e ëmbël (hopla për ëmbëlsira ose krem pana), 9 lugë nutella.

Përgatitja: Fillimisht përziejmë kosin, sheqerin dhe më pas shtojmë vajin, kokosin, miellin, kakaon dhe sodën bikarbone. Të gjitha këto i përziejmë mirë me lugë dhe masën e qesim në kallpë të lyer dhe të  përmillur me madhësi 25x35cm, më pas e fusim në furrë për pjekje në 180 gradë C për 25 minuta.

Pastaj e largojmë nga furra, e lyejmë me 5 lugë nutella dhe ajkën e ëmbël e përziejmë derisa të bëhet shkumë e fortë. Shtojmë dhe nutellën dhe përziejmë akoma derisa nutella të përzihet mirë me ajkën e ëmbël dhe e qesim mbi shtresën me nutella mbi pandispanjë. Ju bëftë mirë!