Ëmbëlsirë pa pjekje me shije fantastike

Përbërësit: 1 pako biskota me kakao (180gr), 50gr gjalpë (i shkrirë), 100gr çokollatë e zezë (e shkrirë), 1 gotë e çajit qumësht, 1 gotë e çajit kokos, 1 gotë e çajit lajthi të coptuara.

Për kremin: 4 gota e gjysëm të çajit qumësht, 3 pako shllag pluhur.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe i coptojmë biskotat në të, pasi i kemi coptuar u shtojmë gjalpin e shkrirë dhe çokollatën e zezë të shkrirë. I përziejmë pak me lugë dhe më pas u shtojmë një gotë të çajit lajthi të coptuara.

Pastaj ua shtojmë një gotë të çajit kokos dhe krejt në fund një gotë të çajit qumësht. I përziejmë mirë me lugë derisa të bëhet një masë homogjene, më pas masën e shtrijmë me lugë në tepsi rrumbullake (tepsi që i largohet rrethi anash).

Përgatisim kremin duke e rrahur me mikser për 5-7 minuta dhe pasi kremi të jetë gati ia hedhim masës sipër, duke e shtrirë ngadalë me lugë. E lëmë në frigorifer që të ftohet dhe e dekorojmë sipër me copza çokollate dhe lajthie. Ju bëftë mirë!