A e keni ditur se misri i zier është kaq i mirë për shëndetin?

Misri është një nga drithërat më të njohur për shkak të vlerave ushqyese që mbart. Misri ka folate, thiamin, fosfor, vitaminë C, magnez (rreth 10% të vlerës së nevojshme të përditshme), hekur, vitamina B6 dhe B9.

Ai është gjithashtu i pasur me fibra, që do të thotë se ndihmon në tretje. Misri i zier do të ishte një ushqim mjaft i shëndetshëm dhe përmban vetëm 124 kalori.

Ja disa arsye pse duhet të hani misër çdo ditë:

Rregullon tretjen, Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, Zvogëlon mundësinë e absorbimit të kolesterolit në trup, Rregullon diabetin dhe hipertensionin, Forcon kockat, Ka efekte pozitive në lëkurë dhe shikim. /pergatit.com