Pse nuk duhet t’i puthni bebet e porsalindura?

Një foshnje të porsalindur thuhet se e ka kapluar herpesi pasi një vizitor me një virus e kishte puthur atë.

Nëna e re Claire Henderson shkruajti një post në Facebook, duke shpjeguar se si vajza e saj Brooke u shtrua në spital për pesë ditë pas disa shenjave të cilat kishin filluar të iu shfaqen në fytyrë.

Claire shpjegoi se një mik i kishte thënë asaj se ka nevojë për të marrë fëmijën dhe për ta dërguar menjëherë në spital, dhe ajo thotë që një vendim i tillë të cilin e ka bërë mund ta ketë shpëtuar jetën e vajzës së saj.

Mjekët thanë se Brook kishte fituar virusin herpes simplex (HSV-1) dhe kishin frikë se fëmijës mund të iu zhvillohej duke i shkaktuar edhe dëmtime në tru, dështimin e mëlçisë në mënyrë që më pas të përdorte pika antivirale për pesë ditë.

Claire tashmë ka paralajmëruar prindërit që të mos lejojnë njerëzit të puthin fëmijët e tyre, duke shpjeguar se si vizitori lejoi të mbajë fëmijën e saj e nuk ka pasur asnjë shenjë të dukshme të virusit në fjalë.

‘’Unë e di kjo tingëllon e pakëndshme por në çoftë se miku im nuk më tha për ta dërgaur beben në spital, vajza ime tashmë do të kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore’’. /pergatit.com