Ju duhen vetëm pak përbërës për ta bërë vetë në shtëpi akulloren tiramisu më të shijshme që keni ngrënë ndonjëherë me biskota!
Përbërësit:
- 30ml ujë
- 80g sheqer
- 4 të verdha të vezës
- 350g krem djathi
- 250ml krem i rrahur
- Copëza çokollate
- 100g qumësht i kondensuar
- 2 lugë kafe (të lëngshme)
Përgatitja:
- Shkrijeni sheqerin në ujë në temperaturë të ulët.
- Vendosni shurupin mbi të verdhat e vezës dhe përzieni me mikser për 4 minuta.
- Shtoni krem djathin dhe kafenë.
- Kombinoni përzierjen e krem djathit me kremin e rrahur.
- Derdheni kremin sipër biskotave dhe lërini në frigorifer për një natë. Ju bëfshin mirë!
Fotografitë e përgatitjes: