Kjo është ëmbëlsira më kremoze që keni ngrënë ndonjëherë! Të gjithë e quajnë “Parajsë” pasi çdo copë që e hani është tepër e shijshme.
Përbërësit:
- 20-25 biskota
- 500ml krem
- 220g qumësht i kondensuar
- 1 pako xhelatinë
- 70g gjalpë e shkrirë
Përgatitja:
- Shtypni biskotat, përzieni me gjalpin e shkrirë dhe vendosini në tepsi rrethore duke i rrafshuar mirë.
- Përzieni xhelatinën me pak krem të rrahur dhe rrihni pjesën tjetër të kremit. Shtoni qumështin e kondensuar dhe përzierjen e xhelatinës pastaj në krem.
- Transferojeni përzierjen në tepsi sipër biskotave. Ëmbëlsirën lëreni në frigorifer për 4 orë.
- Spërkateni me më shumë biskota të shtypur. Ju bëftë mirë!
Fotografitë e përgatitjes: