gjakut

Arsyet pse është shumë e rëndësishme ta dini grupin e gjakut

Grupi juaj i gjakut është më shumë se veç një shkronjë dhe shenjë. Është një dhuratë e paçmueshme për njerëzit që kanë nevojë urgjente për transfuzion të gjakut dhe është çelësi i kuptimit më të mirë të shëndetit.

Për ta marrë vesh se çfarë grupi të gjakut keni, vizitojeni mjekun tuaj ose thjeshtë shkoni aty ku e bëjnë testin për grup të gjakut.

Si janë grupet e gjakut?

Të gjitha llojet e gjakut kanë plazma, qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe trombocide, por gjenet tuaja, që trashëgohen nga prindërit, diktojnë antigjenet (shënuesit e proteinave) që ju i keni. Llojet e gjakut klasifikohen si A, B, AB, ose O, në varësi të antigjenit, transmeton Pergatit.com.

Llojet e grupeve të gjakut përfshijnë:

  • Grupi A që ka vetëm antigjenin A në qelizat e kuqe (dhe antitrupin B në plazmë)
  • Grupi B që ka vetëm antigjenin B në qelizat e kuqe (dhe antitrupin A në plazmë)
  • Grupi AB që ka që të dy antigjenët A dhe B në qelizat e kuqe (por as antitrupin A as B në plazmë)
  • Grupi O nuk ka as antigjen A as B në qelizat e kuqe të gjakut (por që të dy antitrupat, A dhe B i ka në plazmë)

Dallimi pozitiv ose negativ në grupin tuaj të gjakut ka të bëjë me faktorin ‘Rhesus (Rh)’, i cili mund të jetë prezent (+, ose pozitiv) dhe mund të mungojë (-, ose negativ) në secilin grup. Nëse gjaku juaj është në grupin A, për shembull, ju mund të jeni A-pozitiv ose A, varësisht nëse gjaku juaj ka faktorin Rh, transmeton Pergatit.com.

Por pse është kaq e rëndësishme ta dini grupin e gjakut?

Gjaku është një përbërës esencial në trupin tuaj. Ta dini se çfarë lloji të gjakut keni brenda në trup është shumë i rëndësishëm për arsye të ndryshme dhe mund t’ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm dhe madje të planifikoni edhe të ardhmen. Arsyet janë këto:

Të merrni transfuzionin e duhur në Emergjencë

Arsyeja më e rëndësishme pse duhet ta dini grupin e gjakut është në rast të një urgjence. Nëse keni nevojë për gjak në rast aksidenti, operacioni ose diçka tjetër, duhet ta merrni gjakun e përshtatshëm. Antigjenet e gjakut mund të shkaktojnë reaksion imun nëse janë të huaj për trupin tuaj, që do të thotë se gjaku i pasaktë mund të grumbullohet në mënyrë të rrezikshme brenda venave tuaja.

Para një transfuzioni, gjaku duhet të testohet dhe të përshtatet me gjakun e duhur të dhuruesit. Nëse ndonjëherë ju duhet një transfuzion, ekipi mjekësor duhet të sigurohet që po e merrni vetëm atë që ju përshtatet.

Ta kuptoni se sa të zakonshëm apo të rrallë e keni grupin e gjakut

Gjaku juaj mund të jetë i zakonshëm ose i rrallë, varësisht antigjenëve dhe faktorit Rh në gjak. Në Amerikë për shembull, grupi më i zakonshëm i gjakut është O-pozitiv dhe më i rralli është AB-negativ.

Grupi O-pozitiv cilësohet se është grupi më i zakonshëm në mesin e grupeve entike të një vendi, pasuar nga grupi A-pozitiv. Për shkak që popullësia amerikane ka gjak O-pozitiv, nevoja për këtë lloj gjaku është gjithmonë e lartë.

Për të planifikuar një shtatzëni të shëndetshme

Në disa raste, lloji i gjakut mund të ndikojë në fertilitet. Disa hulumtime kanë treguar se gratë që kanë grupin O të gjakut mund të kenë rrezik më shumë të përballen me një kusht shëndetësor të quajtur “ngushtim i rezervës së vezoreve”, që do të thotë se për këto gra mund të jetë më e vështirë që të mbesin shtatzënë.

Gratë që duan të kenë fëmijë dhe ato që tashmë janë shtatzënë, duhet ta dinë grupin e tyre të gjakut për një arsye tjetër të rëndësishme: mospërshtatja e grupit të gjakut ose faktorit Rh. Nëse një grua shtatzëne ka gjak Rh-negativ dhe foshnja e saj ka gjak Rh-pozitiv, mund të çojë në diçka të quajtur “mospërshtatja Rh”.

Nëse gjaku i nënës bie në kontakt me atë të foshnjës gjatë shtatzënisë – që është e rrallë – mund ta shtyejë gjakun e nënës të prodhojë antitrupa që e sulmojnë gjakun e foshnjës, që mund të shkaktojë pagjakësi tek foshnja, transmeton Pergatit.com.

Gjaku i grave shtatzëna duhet të zbulohet herët në shtatzëni për të evituar këto probleme. Nëse grupi i gjakut të nënës ose faktori Rh është i ndryshëm nga ai i foshnjës, ajo mund të marrë një dozë imunoglobulin, që ndihmon në parandalimin e prodhimit të antitrupave për ta mbajtur nënë dhe foshnjën të sigurt.

Për t’i zbutur kushtet shëndetësore

Disa lloje të gjakut kanë më shumë rrezik të preken nga disa sëmundje. Për shembull, shkencëtarët në Harvard pas një studimi të gjatë, zbuluan se:

  • Njerëzit me grup B kanë 10% më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të artereve dhe ata me grup AB 23% më shumë gjasa
  • Njerëzit me grup A kishin 5% më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje arteriale, sesa ata me grup O
  • Ata me grup O kishin më së paku rrezik nga sëmundje të zemrës

Falë hulumtimit të tyre, ne sot e dimë se:

  • Njerëzit me grup AB kanë rrezik më të lartë nga sulmi
  • Ata me grup A janë më të rrezikuar nga kanceri i stomakut
  • Dhe Diabeti i tipit 2 nuk mund të ndodh shumë shpesh tek njerëzit që kanë grup O