Qumështi është një burim i madh i ushqyesve natyror, është i shëndetshëm për eshtrat dhe ka më shumë përfitime nëse e pini para se të flini. Për shembull, mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt, të flini mirë dhe të mos zgjoheni natën dhe madje t’i rregulloni problemet me lukth.
Qumështi ka përbërës që e përmirësojnë kualitetin e gjumit
Shumë studime në njerëz dhe kafshë kanë treguar se qumështi ndikon në gjumë më të mirë. Gjumi ka tritofan dhe melatonin, i cili mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më lehtë dhe më shpejt. Tritofani luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninit, i cili përmirëson disponimin dhe ju ndihmon të relaksoheni.
Melatonini ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian dhe ju përgatit të bini në gjumë. Hulumtime të shumta kanë treguar se marrja e shtesave të melatoninit dhe triptofanit mund të reduktojë ankthin dhe depresionin i cili mund të përkeqësohet gjatë kohës së gjumit, shkruan Pergatit.com.
Qumështi është burim i madh i proteinave
Nëse hani darkë shumë herët para se të shkoni në gjumë, mund të keni probleme me gjumë përgjatë natës. Nëse nuk dëshironi që gurgullima e stomakut t’ju zgjojë në mes të natës për shkak të urisë, pini një gotë qumësht para se të shkoni në shtrat.
Ka edhe një aspekt psikologjik pse duhet të pini qumësht para gjumit
Të pini qumësht para se të shkoni në shtrat mund t’ju ndihmojë të flini më mirë për shkak se pirja bëhet një ritual i natës që ju ndihmon të relaksoheni dhe të përgatiteni për të shkuar në shtrat. Ekziston një tjetër teori që thotë se qumështi i ngrohtë mund t’jua kujtojë kohën kur keni pirë qumësht si fëmijë para se të shkonit në shtrat, gjë që mund t’ju kthejë kujtimet e mira dhe të ketë një efekt qetësues, shkruan Pergatit.com.
Mund t’i përmirësojë muskujt e dobët
Qumështi përmban proteina të quajtura kazeinë dhe hirrë. Shumë studime kanë treguar se konsumimi i kazeinës dhe hirrës në darkë mund të përmirësojë proteinat e muskujve. Megjithatë, duhet të keni kujdes nga qumështi nëse jeni intolerant ndaj laktozës dhe nuk e dini. Disa simptoma që tregojnë se jeni intolerant janë fryrje, gaz dhe dhimbje barku.