mushkonja

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja

Sa herë përmendet fjala mushkonja, menjëherë mendja na shkon tek kruarja, skuqja dhe ënjtja që ndodh pas pickimit. Por, kurrë nuk kemi menduar se çfarë ndodh kur ky insekt ushqehet me ne dhe çfarë i ndodh trupit tonë në ato momente. Sipas një hulumtimi, shenja që na mbetet pastaj është për shkak të pështymës së mushkonjës.

Pergatit ka vendosur t’ju shpjegojë se çfarë ndodh me ju para, gjatë dhe pas pickimit të mushkonjës. Në fund, do ta gjeni një këshillë që ju tregon se si t’i luftoni këto insekte.

Mushkonja pështyn në lëkurën tonë, për të lehtësuar dhimbjen

mushkonja

Siç thotë një studim, mushkonja ka nevojë të paktën 4 minuta për ta mbushur stomakun e saj me gjak. Problemi është se gjatë kësaj kohe, viktima e saj mund ta vërejë atë dhe ta mbysë para se misioni të përfundojë me sukses. Madje, kur e dimë se pickimi është koxha i dhimbshëm, agresori mund të diktohet edhe më shpejtë.

mushkonja

Pështyma e mushkonjës ka një agjent i cili e mpinë lëkurën. Kështu, pasi të pështyjë në ne, ne nuk e vërejmë pickimin. Pas kësaj, mushkonja fillon të kërkojë enët e gjakut nën lëkurën tonë. Ato tentojnë disa herë derisa të gjejnë diçka për t’u ushqyer, transmeton Pergatit.com.

Pështyma ju ndihmon atyre të thithin gjak më lehtë

Sapo ta gjejë venën, mushkonja e lëshon prap pështymën e saj. Ajo përmban më shumë se 100 proteina të ndryshme që shërbejnë për qëllime të ndryshme – njëra nga të cilat është që mos ta mpisë gjaksun. Kështu e ka më të lehtë ta thithë atë.

Puna është që, pasi vena të dëmtohet, gjaku jonë fillon ta shërojë atë. Kjo mund ta parandalojë një insekt të ushqehet në të. Por këto krijesa të vogla, gjejnë rrugë për ta tejkaluar këtë. Siç thotë edhe studimi, pështyma e mushkonjës ka një agjent i cili e ndalon këtë proces dhe zgjeron enët e gjakut.

Pickimi na shkakton kruarje sepse jemi alergjik ndaj tyre

Fajin e ka pështyma përsëri. Pështyma përmban proteina johelmuese që shkaktojnë kruarje, skuqje dhe ënjtje. Por, ka njerëz që nuk kanë alergji fare. Reagimet ndaj pickimit të parë të mushkonjës janë më të rënda – edhe më të rënda sesa nëse pickoheni vazhdimisht përgjatë një kursi 2-20 vjet radhazi.

Mushkonjat i hedhin vezët në ujë të qetë, kështu që nuk mund të shumohen në vendet ku janë të mbuluara me akull për pjesën më të madhe të vitit. Si rezultat i kësaj, ato nuk kafshojnë njerëzit që jetojnë atje. Por nëse jetoni në vend tropikal, pickimet e para mund të jenë të vështira, transmeton Pergatit.com.

Bonus: Çfarë të bëni që të pickoheni më pak?

Sipas një hulumtimi, mushkonjat i tërheqim përmes erës, e cila prodhohet nga mikrobe të ndryshme që jetojnë në lëkurën tonë. Kjo është arsyeja pse t’i lani këmbët me një sapun bakterial (baktervrasës) mund t’i mbani larg mushkonjat. Të përdorni krema kundër insekteve, është gjithashtu një mënyrë e mirë për t’i mbajtur mushkonjat larg.