flokë të lagura

Arsyet pse s’duhet të flini me flokë të lagura

Shprehia për të fjetur me flokë të lagura ka një numër efektesh anësore. Nëse jeni person që bëni dush natën, disa nga këto efekte anësore mund t’ju bëjnë që ta rimendoni edhe një herë rutinën tuaj të kujdesit ndaj flokëve dhe të investoni më shumë kohë në flokë, para se ta vendosni kokën në jastëk. Më poshtë, ju tregojmë disa nga mënyrat se si fjetja me flokë të lagura ndikon në shëndetin dhe pamjen tuaj.

Mund të shkaktojë irritim të skalpit

A keni përjetuar ndonjëherë kruarje të skalpit kur jeni zgjuar për shkak të irritimit të tij? Zakonisht njerëzit e fajësojnë shamponin për këtë, por arsyeja kryesore është shkuarja në shtrat me flokë të lagura. Sëmundjet e skalpit, si zbokthi, ndodhin kur flini në jastëk të lagur. Kur flini me flokë të lagura, ambienti i ngrohtë dhe i lagësht mund të rrisë numrin e baktereve, transmeton pergatit.com.

I bën flokët nyje

flokë

Flokët e lagura janë të brishta. Nëse shkoni në shtrat pa i tharë flokët, ato lidhen gjatë gjumit. Në mëngjes, flokët tuaja do të bëhen nyje dhe do të jetë e vështirë pastaj t’i krihni, duke i shtuar kështu edhe më shumë stres rutinës tuaj të mëngjesit.

Shkakton dhimbje koke

Nëse bini në shtrat me kokë të lagur, ka shumë gjasa që të zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke. Disa ekspertë të flokut thonë se fjetja me flokë të lagura ulë temperaturën e trupit dhe shkakton dhimbje koke, përderisa trupi provon të nxehet. Disa specialistë të tjerë besojnë se të shkosh në shtrat me peshqir të mbështjellë në flokë shkakton dhimbje dhe mund të pengojë gjumin.

Flokët do të humbin vëllimin e tyre

Flokët e holla janë delikate dhe iu mungon vëllimi. Nëse keni këtë lloj floku, nuk duhet të bini asnjëherë me flokë të lagura. Kjo pasi, jo vetëm që nuk ia ktheni vëllimin, por do t’i bëjë të duken edhe më të dobëta.

Shkakton irritim të lëkurës

irritim

Fjetja me flokë të lagura ndikon jo vetëm në skalp, por edhe në lëkurë. Kur rrotulloheni në gjumë, flokët mund t’ju bien edhe në fytyrë. Flokët e lagura dhe temperatura e dhomës, mund të ofrojnë kushte të përsosura për baketeret e lëkurës.