foshnjat

Arsyeja pse foshnjat zgjohen në mes të natës dhe qajnë

Të kesh një foshnje që zgjohet dhe qanë në mes të natës është diçka normale për prindërit – dhe arsyeja kryesore për këtë është uria. Por duket se stomaku i zbrazët nuk është arsyeja kryesore që i shtyn foshnjat ta bëjnë këtë. Sipas një studimi, foshnja e bën këtë pasi nuk dëshiron të ketë një vëlla apo motër tjetër, duke i parandaluar prindërit që ta bëjnë një foshnje tjetër.

Se sa shumë qanë një foshnje gjatë natës mund të dallojë nga foshnja në foshnje dhe kjo ndryshon edhe me kohën. Dhe gjidhënia luan në një rol të madh këtu. Sipas një studimi, foshnjat që ushqehen me gji zgjohen më shumë natën sesa ato që ushqehen me shishe, transmeton pergatit.com.

Gjidhënia në këtë rast, shkakton infertilitet pas lindjes që parandalon gruan të mbesë shtatzënë. Dhe sa më intensive të jetë gjidhënia, aq më i gjatë është infertiliteti. Zakonisht, zgjatë deri në gjashtë muaj por nganjëherë edhe në dy vjet.

Si është e lidhur foshnja me vëllezërit/motrat?

foshnjat

Ta kuptojmë këtë më mirë: e kemi një foshnje që zgjohet natën, qanë dhe nëna ose babai duhet të kujdeset për të. Ky cikël përsëritet vazhdimisht. Si rezultat i kësaj, prindërit nuk mund të kenë më shumë fëmijë gjatë kësaj periudhe.

Qëllimet e foshnjave

foshnjat

Pse e bëjnë foshnjat këtë? Thjeshtë për shkak të evolucionit. Foshnjat nxjerrin maksimumin nga prindërit e tyre, për t’u kujdesur për to. Për foshnjat, më e rëndësishmja është mbijetesa, kështu që ato sigurohen që të mbijetojnë.