biskota

Kjo tortë me biskota ka veç katër përbërës, po mahnit internetin

Biskotat e kompanisë Biscoff janë me të vërtetë mahnitëse, si për t’u ngrënë ashtu edhe për të përgatitur ëmbëlsira me to. Njerëzit në shtetet e jashtme janë të obsesionuar pas kësaj torte me biskota. Dhe tani, dikush e ka publikuar një ëmbëlsirë me katër përbërës, me biskota të Biscoff të cilën mund ta përgatitni edhe ju shumë lehtë.

Lajmi i mirë për këtë “cheesecake” është se përgatitet mjaft lehtë, pasi ju nevojiten vetëm katër përbërës për ta krijuar këtë tortë mahnitëse. Nëse nuk mund t’i gjeni në market këto biskota, mund të përdorni biskota të ngjashme dhe të provoni se si po ju del rezultati, si për shembull biskota Sempre ose Plazma, shkruan pergatit.com.

biscoff
Biskotat Biscoff

Cilët janë përbërësit?

Për ta bërë këtë ëmbëlsirë, juve do t’ju duhet krem biskotash Biscoff (nëse s’gjeni, mund të përdorni karamel ose gjalpë kikiriku më të shkrirë), biskota Biscoff (nëse nuk gjeni të tillë, mund të manovroni me biskota Sempre ose Plazma, siç e kemi cekur më lartë), gjalpë dhe djathë të butë që përdoret për ‘cheesecake’.

biskota

Kjo recetë u publikua në një faqe në Facebook të quajtur “Extreme Couponing & Bargains” nga një grua, e cila e shpërndau recetën. Një përshkrim të metodës së përgatitjes së tortës e gjeni si më poshtë:

Merreni një pako biskota dhe bluani ata, shtoni dy lugë gjalpë të shkrirë, përzieni bashkë dhe vendosini në një enë. Lëreni në frigorifer për disa orë dhe më pas përzieni 200g krem djathi të butë me një lugë sheqer dhe pak ekstrakt vanilje.

E shtroni një bazë të biskotave në tepsi katrore, sipër bazës e hidhni kremin e djathit dhe sipër tij 200g krem Biscoff. Kështu veproni me tri shtresat e tortës dhe në fund e zbukuroni njëjtë si në videon më poshtë:

View this post on Instagram

Step by step method of making the biscoff lasagne. Full recipe at the end of video. Tag someone who’d love to try this 😍 Edit: no need to dip biscuits in anything if you can refrigerate for at least 6 hrs or overnight.. You may dip in milk or coffee if you wish to eat 3 hrs later.. . . #monthofgood #lifestyleblogger #foodblogger #blogger #sydneyblogger #bloggersofinstagram #flashesofdelight #thehappynow @studio10au #coffeeobsessed #huffposttaste #insiderdessert #coffeeholic #dessertrecipe #instafoodie #sydneyfoodies #sydneyfoodblogger #foodiesofinstagram #foodmagazine #huffposttaste #sydneyeats #sydneycafe #FCBA #instagood #caramelcake #sydneybrunchcrawler #lovefood #feedfeed #biscoff #biscoffcheesecake #biscoffcake #lotus @dailymailau @dailymail

A post shared by Walla Abu-Eid | ولاء ابو عيد (@walla_abueid) on

Këtë lëreni në frigorifer për 3-4 orë që të bëhet mirë. Biskotat e bluara hidhni në skaje të tortës. Ju bëftë mirë!