Biskota Jaffa në kushte shtëpie

Përbërësit: 2 vezë, 150gr sheqer, 100gr miell, 60gr nisheste, portokalla, çokollatë për zierje.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 2 vezë, 150gr sheqer dhe i përziejmë  mirë me mikser. Pasi e kemi përzier masën mirë hedhim 100gr miell, 60gr nisheste dhe e përziejmë përsëri masën me mikser.

Më pas marrim portokallat i shtrydhim deri sa të fitojmë 375ml lëng portokalli, grijmë dhe një gjysmë livore portokalli të cilën e shtojmë tek lëngu i portokallit.

Pastaj marrim brumin dhe e vendosim në një shtrydhëse siç e shikoni në video dhe me kujdes bëjmë forma të biskotave të cilat i vendsoim në tepsi me letër kuzhine. I pjekim biskotat në temperaturë 200 gradë C për 10 minuta.

Më pas 375ml lëng portokalli i hedhim në një enë kuzhine dhe e vendosim në zajrr, shtojmë tek lëngu i portokallit 2.5 lugë gjelle sheqer, 2.5 lugë gjelle nisheste dhe e ziejmë deri sa të trashet duke e përzier mirë.

Pasi të zihet e hedhim në një tepsi me folie duke e shtrirë mirë me lugë, më pas e fusim në frizë për 10 minuta. Pasi të piqen biskotat i largojmë nga tepsia më pas marrim kremin që e kemi fituar nga lëngu i portokallit dhe bëjmë forma me anë të gotës së çajit.

Biskotat i ndajmë për gjysmë dhe sipër tyre vendosim një copë nga kremi i portokallit (apo zhelatina)  dhe nga një lugë gjelle çokollatë të shkrirë ashtu siç e shikoni në video. Receta është marrë nga kanali i recetave Fjollë. Ju bëftë mirë!