Përbërësit: 240gr çokollatë për gatim, 4 lugë gjelle gjalpë (margarine), 2/3 gotës miell, ½ lugë çaji pluhur për gatim, ½ lugë çaji kripë, 2 vezë, ¾ gotës sheqer, 1 lugë çaji sheqer vanilje, 150g çokollatë e copëtuar.
Përgatitja: Fillimisht lëreni furrën të nxehet në 180 gradë Celsius dhe lëreni jashtë tabakun e pjekjes, më pas prisni çokollatën në copa të vogla. Pastaj në një enë kuzhine përzieni sheqerin, vezët dhe sheqerin e vaniljes për rreth 4 minuta
Më pas 240gr çokollatë shkrini me gjalpë (margarine) në mikrovalë dhe pastaj shtojeni çokollatën në përzierje (tek vezët me përbërësit e tjerë) dhe përzieni masë prapë ngadalë. Në një enë tjetër, përzieni miellin, pluhurin e gatimit dhe kripën. Pas përzierjes, shtojeni në enën me përbërësit tjerë dhe përzieni prapë.
Çokollatën e mbetur shtojeni dhe përzieni me masën, biskotat vendosni rreth 5-7 centimetra larg njëra-tjetrës dhe gatuani për 12-15 minuta. Këto biskota përgaiten shpejt dhe bëhen shumë të shijshme, përgatitni për mysafiret tuaj special. Ju bëfshin mirë!