Nëse nuk keni vendosur ende se çfarë të përgatitni për darkë ose drekë, ja një recetë shumë e lehtë dhe e shpejtë e cila përgatitet brenda pak minutave dhe nuk kërkon shumë kohë. Gjithashtu bëhet edhe shumë e shijshme.
Përbërësit: 500ml ujë, 200gr mish pule, 1 gotë bollgur, 1 qepë, 1 karrotë, 1 spec, vaj, kripë dhe piper i zi, vegeta podravka.
Përgatitja: Fillimisht marrim perimet, i presim në kube të vogla dhe i fërgojmë në vaj. Më pas shtojmë mishin e copëtuar të pulës dhe e fërgojmë edhe për 10 minuta të tjerë.
Më pas shtojmë edhe bollgurin, e përziejmë ngadalë më pas fërgojini të gjitha së bashku për pak minuta. Në fund shtoni ujin dhe gjellën ziejeni derisa ta shteroj të gjithë lëngun. Ju bëftë mirë!