Përbërësit: 3kg speca, 1 lakër e madhe, disa karrota, piper i zi kokërr, 2l ujë i vluar, 2dl uthull, 2 lugë kripë, vaj.
Përgatitja: Fillimisht specat i pastroni dhe i ndani përgjysmë, më pas largojuni farat dhe mbuloni me ujë të nxehtë më pas lini menjëanë.
Më pas merreni lakrën, grijeni në rende, kriposeni përzijeni mirë dhe lëreni të pushoj. Pastaj kullojani lëngun dhe mbushni specat me të. Specat e mbushur rendisni nëpër kavanozë.
Pastaj sipër specave vendosni edhe disa karrota të prepa në rrathë dhe më pas shtoni edhe piper kokërr. Më pas 2 litra ujë të vluar bëni bashkë me 2dl uthull dhe 2 lugë gjelle kripë, me këtë përzierje mbuloni specat pastaj shtoni edhe pak vaj.
Kavanozët me specat mbështillen dyfish me folje plastike dhe ruhen në një vend të errët e të ftoftë deri në përdorim. Ju bëfshin mirë!