Ëmbëlsirat me fëstëkë janë ide e shkëlqyeshme për adhuruesit e aromës së tyre karakteristike.
Topthat nga fëstëkët kombinohen shkëlqyeshëm me qumësht dhe shijen e bëjnë të papërsëritshme.
Përbërësit:1 filxhan e gjysmë fëstëk të bluar, 1 të bardhë të vezës, 1 filxhan e gjysmë sheqer pluhur, 50 copëza çokollatë të zezë, ¼ e filxhanit fëstëkë të grirë, 1 filxhan qumësht të ftohtë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 filxhan e gjysmë fëstëk të bluar, më pas shtojmë të bardhët e vezës dhe 1 filxhan e gjysmë sheqer pluhur më pas e përzieni derisa tretja të bëhet në formë brumi.
Nxehni furrën në 350 gradë C dhe ndajeni tretjen në gjashtë pjesë të barabarta dhe vendosni në kallëpe për ëmbëlsira. Piqni 20 minuta, nxirrni nga furra dhe lini të qëndrojnë 1 orë, para se brumin nga fëstëkët ta nxirrni nga kallëpet.
Më pas shkrini copëzat e çokollatës në furrën e mikrovalës dhe përdorni për t’i lyer skajet, pasi i keni lyer me çokollatë sipër mbuloni me fëstëkë të grirë dhe lini të ftohen një orë. Përgatiten shpejtë dhe bëhen shumë të shijshem. Ju bëfshin mirë!