Bukë e pjekur me djathë: racion i lirë dhe i shpejtë, të cilin të gjithë do ta adhurojnë! Ideale për drekë, darkë dhe për të gjitha tubimet me miqtë apo me familjarët.
Përbërësit: 1 bukë sipas zgjedhjes, 200–300gr djathë të tymosur të prerë në kube, 100gr gjalpë të shkrirë, 1 thelb të grirë hudhre, kripë sa mund të kapësh me gisht, 2–3 lugë të vogla majdanoz të grirë.
Përgatitja: Nxehni furrën në 180 gradë C dhe pjesën e sipërme të bukës priteni në kube. Më pas përzieni gjalpin me hudhrën dhe majdanozin. Në “xhepa” të bukës hidhni pak gjalpë me erëza dhe hidhni kubet e djathit. Pjesën e mbetur të gjalpit hidheni në bukë.
Mbështilleni me folie dhe piqeni për 15 minuta, derisa të shkrihet djathi dhe pastaj nxirreni nga folia dhe piqeni edhe për 3-5 minuta.
Bukën mund ta përgatitni edhe një ditë më parë, ta ruani në frigorifer apo më gjatë në frigorifer me ngrirje të thellë. Kjo është ideja themelore, ndërsa në “xhepa” të bukës mund të fusni çfarëdo që dëshironi dhe që keni.
Shkon mirë me gornonzolë apo me cilindo djathë të kaltër, ndërsa adhuruesit e mishit mund të fusin edhe ndonjë rreth të vogël suxhuku, mish të peshkut ton, mishit të pulës apo diçka tjetër që ka mbetur nga dreka.
Vegjetarianët le të hedhin pak djathë bimorë dhe perimet e preferuara. Mirëpo, mos i kurseni erëzat, sepse ato e bëjnë çdo ushqim më të shijshëm.
Piqeni bukën dhe thirrni mysafirë në këtë darkë vërtet të pasur të gatuar nga vetëm një bukë dhe pak djathë. Do të kënaqeni me aromat, sepse nuk ka gjë më të bukur se ajo që ofron buka e pjekur në furrë. Ju bëftë mirë!