Bounty rolladë është një ëmbëlsirë që e duam të gjithë, kjo për arsye se ka një shije fantastike dhe përgatitet shumë shpejt, speciale kur keni mysafirë të pa ftuar.
Përbërësit për Bounty rolladën janë:
- 400gr biskota të bluar (çfare të dëshroni)
- 30gr kakao
- 120gr sheqer pluhur
- 130ml qumësht të vakët
Përgatitja e Bounty rolladës bëhet në këtë mënyrë:
Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë, 400gr biskota të bluara, 30gr kakao, 120gr sheqer pluhur dhe 130ml qumësht të vakët. Të gjithë këta përbërës i përzijemë mirë së bashku derisa të fitojmë një masë homogjene, më pas këtë masë e shtrijmë mirë me holluese në një letër plasmasi, (letër plasmasi është lloj llastiku që e përdorim për me i mbuluar pjatat).
Përbërësit për fillin e Bounty rolladës:
- 300ml qumësht
- 80gr grizë
- 120gr sheqer
- 100gr margarinë (gjalpë)
- 1 qese sheqer vanilje
- 200gr kokos.
Të gjithë përbërsit e tjerë (përveq kokosit) i vendosim në një enë kuzhine (tengjere) dhe i ziejmë derisa të bëhet një masë kremoze. Në fund tek masa që zien, shtojmë edhe kokosin dhe këtë masë e vendosim mbi masën me biskota të cilën e kemi shtrirë më parë në letër plasmasi.
Më pas i japim formën e roles me anë të letrës së plasmasit dhe pastaj e lëmë në frigorifer të qëndrojë për 4 orë. Receta u përgatit nga zonja Arbenita. Ju bëftë mirë!
Këshillë: Griza është lloj mielli gruri ose misri i përpunuar, gjindet në pako të vogla me po këtë emër. Griza quhet edhe ermik, bollgur dhe shërben edhe për ushqimin e bebeve.