Kjo ëmbëlsirë me puding është aq e shijshme dhe e lehtë për tu përgatitur, sa që do ta përgatitni gjithmonë dhe pa prites.
Përbërësit që na nevojiten për ëmbëlsirë me puding janë:
- 6 vezë
- 1 gotë të ujit qumësht (150ml)
- 2 gota sheqer
- 3 gota miell
- 2 qese pluhur për pjekje (peciva)
- 1 sheqer vanilje
- 1 lugë kakao
- 1 gotë vaj
- kokos për dekorim
Për puding na nevojitet:
- 2 puding dredhëze ose (sipas shijes tuaj)
- 500ml qumësht
- 4 lugë gjelle sheqer
Përgatitja e ëmbëlsirë bëhet në këtë mënyrë:
Për ëmbëlsirën me puding fillimisht marrim 6 vezë, 2 gota sheqer, nje qese sheqer vanilje dhe i përziejmë me mikser derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas tek masa shtojmë 1 gotë vaj, 1 gotë të ujit qumësht, duke e përzierë masën vazhdimisht me mikser ashtu siç e shikoni në video.
Më pas tek masa shtojmë 3 gota miell dhe 2 qese pluhur për pjekje, të cilat i përziejmë me miellin dhe i shtojmë gradualisht tek masa duke i përzier me mikser. Në fund tek masa shtojmë dhe 1 lugë kakao dhe e përziejmë përsëri me mikser.
Masën e hedhim në tepsi rrumbullake 32cm të lyer me vaj ashtu siç e shikoni në video, më pas e fusim në furrë e parangrohur dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 30 minuta. Derisa ëmbëlsira të piqet përgatisimin pudingun.
Përgatitja e pudingut bëhet në këtë mënyrë:
Në një enë kuzhine (tengjere) hedhim 500ml qumësht, 4 lugë gjelle sheqer, 2 puding dredhëze ose sipas shijes tuaj dhe e përziejmë me tel kuzhine në temperaturë mesatare derisa të fitojmë një puding të trashë.
Pasi ëmbëlsira të piqet e largojmë nga furra dhe sipër e lyjmë me pudingun e përgatitur më parë. Krejt në fund e dekorojmë me kokos dhe e lëmë të qëndrojë në frigorifer më pas e shërbejmë.