Ëmbëlsirë e shpejt me puding

Përbërësit: 4 vezë, 150gr sheqer, 1 sheqer vanilje, 150gr miell, 50gr niseshte, 1 lugë pluhur për pjekje (pecivë).

Për kremin: 500ml qumësht, 1 puding dredhëze. Për dekorim: arra, bajame.

Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 4 vezë, i përziejmë me mikser dhe duke i përzier shtojmë 150gr sheqer, 1 sheqer vanilje dhe e përziejmë masën për 10 minuta. Më pas tek masa shtojmë 150gr miell, 50gr niseshte, 1 lug të çajit pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën ngadalë me tel kuzhine.

Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi dhe e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 250 gradë C për 10-15 minuta. Pasi të piqet ëmbëlsirën e shponi me një shkop ashtu siç e shikoni në video më pas ia shtoni pak qumësht .

Më pas e përgatisim pudingun sipas udhëzimeve në qese me 500ml qumësht ashtu siç e shikoni në video dhe e përziejmë me lugë në temperaturë mesatare derisa të bëhet një krem i trashë. Pasi pudingu të jetë gati e lyejmë ëmbëlsirën sipër me të, pastaj ëmbëlsirën e presim në copëza katrore siç e shikoni në video dhe e dekorojmë sipër me arra dhe bajame. Ju bëftë mirë!

https://www.youtube.com/watch?v=o0JtQn7w6IE