Përbërësit: 5 vezë, 12 lugë sheqer, 12 lugë qumësht, 12 lugë vaj, 1 pluhur për pjekurina (pecivë), 1 sheqer vanilje.
Për fillin: 2 litra qumësht, 4 pudinga të vaniljes, 2 pako kokos, 2 çokollata të bardha, 5 lugë nisheste, sheqer sipas dëshirës. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përziejmë së bashku deri sa të bëhet një brum i butë, miell i hidhni deri sa të trashet por jo shumë dhe e ndajmë brumin në 12 kulaçë. Furra duhet të jetë e nxehur më parë në 200 gradë C.
Po ashtu edhe tepsija duhet të nxehet (tepsija nuk duhet të lyhet me vaj), hapim petët dhe i pjekim me rend për 2 ose 3 minuta deri sa të skuqen pak (forma e petëve sa është forma e ëmbëslirave rrumbullake).
Përgatitja e fillit: Për fillin ziejmë pudingat ( ku në fillim i kemi tretur me pak ujë dhe pak qumësht dhe me 5 lugë nisheste), pasi të trashet e ndalim temperaturën dhe shtojmë çokollatat, kokosin dhe sheqer sipas dëshirës. Pastaj lyejmë petat me rend me fillin e përgatitur dhe arra të bluara, kurse në fundë e dekorojmë me badem të thatë dhe arra.
Receta u morë nga maniak të kuzhinës dhe u përgatit nga Dafina, procedura e përgatitjes si në foto. Ju bëftë mirë!