pogaçe

Pogaçe e butë dhe e shpejt për 10 minuta

Përbërësit për pogaçe janë:

  • 200ml qumësht të ngrohtë
  • 100ml ujë të ngrohtë
  • 100ml vaj ulliri
  • 1 vezë
  • 1 pluhur për pjekje (pecivë)
  • gjysmë luge të gjellës kripë
  • 550gr miell
  • djathë mocarela ose çfare të doni
  • 1 të verdhë të vezë dhe pak qumësht për lyerje sipër
  • susam

Përgatitja bëhet në këtë mënyrë:

Fillojmë përgatiten për pogaçe, së pari marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë 200ml qumësht të ngrohtë, më pas tek qumështi shtojmë një vezë, 100ml ujë të ngrohtë, gjysmë luge të gjellës kripë, një pluhur për pjekje (pecivë), 100ml vaj ulliri dhe i përziejmë mirë të gjithë këta përbërës me tel kuzhine ashtu siç e shikoni në video.

Më pas duke e përzier masën me tel, shtojmë gradualisht 550gr miell dhe më pas e ngrohim furrën paraprakisht në temperaturë 230-250 gradë C. Pasi e kemi përzier brumin fillimisht me tel kuzhine, në fund e mbledhim apo e ngjeshim me duar ashtu siç e shikoni në video.

Pasi brumin e kemi ngjeshur me duar e hedhim në tavolinë të përmiellur, i japim formë dhe më pas e vendosim në tepsi të lyer me vaj apo gjalpë. E ngjeshim me duar duke e shtrirë mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe më pas e presim sipër me thikë ashtu siç e shikoni në video.

Djathin e hedhim sipër tek vijat të cilat i kemi bërë me thikë, mund ta përgatitni edhe pa djathë gjithashtu por edhe nëse e përgatini me djathë, mund ti hidhni çfarë do djathi sipër sipas shijës suaj. Pastaj e përziejmë të verdhën e vezës me pak qumësht, e lyejmë sipër pogaçen me të dhe krejt në fund i hedhim susam.

E fusim në furrë për pjekje në 230 gradë C për 20 minuta ose 250 gradë C për 25 minuta.  Brumi nuk ka nevojë të lihet që të dyfishohet fare, sapo ta përgatitni e hidhni në tepsi dhe e piqni. Bëhet shumë e butë dhe e shijshme. Ju bëftë mirë!