Përbërësit: 2 vezë, 2 dcl kos, 230gr miell, 130ml vaj lule dielli, gjysmë pluhuri për ëmbëlsira (pecivë), një lugë e vogël kripë.
Përgatitja: Fillimisht me mikser tundni një vezë dhe një të bardhë të vezës, më pas shtoni kosin dhe 130ml vaj lule dielli. Më pastaj kësaj përzierje ia shtoni edhe 230gr miell të butë, pluhirin e ëmbëlsirave (pecivën), kripën dhe të gjitha përzieni me mikser me shpejtësin më të vogël se mesatarja.
Tepsin me madhësi 20x30cm e lyeni me vaj dhe spërkateni me miell dhe më pas shtrijeni me dorë në tepsi brumin, pasi ta keni bërë gati lyeni sipër me të verdhën e vezës, futeni në furrë të parangrohur në 230 gradë C dhe piqeni për rreth 15 minuta. Ju bëftë mirë!