Hani këto biskota në mëngjes dhe do të humbni shumë peshë!

Dietologët këshillojnë të hani mëngjesin e duhur, për të mos shtuar kilogramë gjatë ditës. Kjo është receta e vetme e biskotave të bëra vetë, që shmang kilet e tepërta.

Dietologët e “healthyfoodhouse.com” rekomandojnë se këta përbërës super të shijshëm janë të vetmit që mund t’ju ndihmojnë për të pasur një vakt të plotë mëngjesi. Provojini t’i bëni vetë dhe do të mahniteni nga rezultati…

Përbërësit:

  • 300 gr miell arrë kokosi
  • ¼ filxhan fara luledielli
  • ½ filxhan pluhur proteinash (e gjeni në farmaci, me cilësi të lartë)
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 2 lugë gjelle vaj kokosi
  • 1/2 filxhan ujë

Përgatitja:

Ngroh paraprakisht furrën në 180 ° Celsius. Mund të përdorni arra në vend të farave të lulediellit. Kombinojini përbërësit në një tas, duke i trazuar mirë. Nëse përzierja juaj nuk është e plotë dhe e shkrifët, shtoni edhe një tjetër lugë gjelle vaj kokosi dhe pak ujë.

Bëjeni petë dhe përdorni një filxhan për të prerë biskotat me madhësi të barabartë. Do të dalin rreth 18 biskota. Vendosini në një tepsi për pjekje. Piqini për 15 minuta.