Kur dëshironi picë, ju sigurisht e dëshironi atë menjëherë. Por përgatitja e saj merr zakonisht disa orë para se të mund ta hani atë.
Koha e gjatë që shpenzonit për të përgatitur picë ka mbaruar me këtë recetë me dy përbërës për brumin e saj.
E gjitha çfarë ju duhet është 340g miell vetë-fryrës (miell i përzier me agjentë për fryerje) dhe një filxhan jogurt. Përzieni në një enë derisa të bashkohen mirë bashkë dhe më pas ngjesheni brumin në një sipërfaqe të përmillur për pesë minuta. Nëse brumi duket i lagët, shtoni pak më shumë miell.
Më pas shtrijeni atë për të bërë picën, hidhni çfarë dëshironi sipër dhe piqeni në 246 gradë C për 12 minuta.
Këshillë shtesë: Nëse nuk keni miell të tillë (i cili shpesh vjen i paketuar si një përbërës i vetëm dhe përdoret për tortë), atëherë mund ta përgatitni vetë duke kombinuar miellin me pluhur për pjekje dhe kripë. Ju bëftë mirë ! /pergatit.com