Përbërësit:
5 kg spec i kuq, 400 gr sheqer, 130 gr kripë, 1 lt uthull te bardhë, 1 vinobran.
Mënyra e përgatitjes:
Specat i pastrojmë nga farat dhe i ndajmë përgjysmë. Specat i vëmë në një enë të madhe ku do të mund t’i përziejmë. Në një enë tjetër përziejmë uthullën, sheqerin, kripën dhe vinobranin.
Me këtë përzierje i pluhurosim specat dhe i përziejmë me dorë në mënyrë që përzierja e kripës, sheqerit dhe uthullës të depërtojë nëpër speca. Këtë përzierje e lëmë për 24 orë duke e përzier kohë pas kohe.
Kavanozat i pastrojmë, sterilizojmë në furrë të nxehtë dhe i mbushim me speca. Sipër kavanozat i mbushim me lëngun që kanë leshuar specat gjatë qëndrimit 24 orësh. Kavanozat i mbyllim hermetiksiht dhe i lëmë në vend të ftohtë dhe mundësishit të errët.
Ju bëfshin mirë!