Përbërësit: 600gr miell i zi dietal (integral), gjysmë luge e gjellës kripë, 1 lugë e gjellës maja buke, 3 lugë vaj ulliri, ujë i ngrohtë (deri sa të mblidhet brumi dhe e lëmë të pushoj rreth 1 orë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë miellin, pasi kemi shtuar miellin i hedhim një lugë gjelle kripë, një lugë gjelle maja buke, 3 lugë vaj ulliri.
I përziejmë mirë me lugë ngadalë të gjithë përbërësit më pas ia hedhim ujin e ngrohtë duke e përzier me duar deri sa të mblidhet i gjithë brumi.
Pasi brumi të jetë gati e mbështjellim enën me një qese plastmasi sipër dhe e lëmë brumin të pushojë ashtu rreth 1 orë. Pasi brumi të ketë pushuar e marrim dhe e hedhim në tavolinë të përmillur, e hapim ngadalë me holluse dhe ia japim formën e roles. Më pas e lëmë të qëndroj ashtu edhe për 30 minuta.
Pasi të ketë qëndruar ashtu për 30 minuta, e hedhim në tepsi për pjekje dhe e lyejmë sipër me pak ujë dhe i hedhim fara të gatshme dhe fjolla elbi. E pjekim në 200 gradë C për 30 minuta. Ju bëftë mirë!